Showing posts with label Fjalor. Show all posts
Fjalori Shqip-Arabisht apo Arabisht-Shqip eshte nje fjalor online.Nder fjaloret me te mire per momentin.Per ta perdorur kete fjalor shkoni ne faqen : www.arabisht-shqip.com .
Udhëzime për përdorimin e fjalorit
Pjesa e arabishtes është e ndarë krejtësisht nga ajo e gjuhës shqipe. Fjala në arabishte, për shkak të natyrës së alfabetit arab, fillon nga ana e djathtë, kurse e shqipes nga e majta.
Renditja e fjalëve në fjalor është bërë sipas principit etimologjik- semantik, pra, sipas trungut të fjalës dhe është renditur sipas rendit alfabetik. Kjo metodologji është ndjekur nga hartuesit e shumë fjalorëve të gjuhës arabe, qofshin ata arabisht-arabisht apo arabisht e në ndonjë gjuhë të huaj.
Për ta theksuar edhe më shumë trungun e foljes e kemi dalluar me këtë shenjë • dhe e kemi lënë të pa vokalizuar si dhe rresht në vete.
Në krye të rreshtit, veç fjalëve të mëvetësishme, vihen edhe fjalët njërrokëshe, dyrrokëshe, konsonantet, shkurtesat dhe afikset.
Në kuadër të një trungut të fjalës me tri konsonante, fillimisht pason folja me gjitha llojet e veta në vetën e tretë të gjinisë mashkullore në kohën e kryer الماضى . Nëse i njëjti trung i foljes ka një e më shumë forma të llojit të parë, atëherë janë renditur sipas vokalit karakteristik të konsonantit të mesëm të trungut të foljes në kohën e tashme المضارع si p.sh.: قَرَأَ ـَ يَقْرَأُ ، جَلَسَ ـِ يَجْلِسُ ، كَتَبَ ـُ يَكْتُبُ
Ndodh që renditja e foljeve të jetë bërë edhe sipas formës së masdarit, nëse folja ndryshon kuptimin duke marrë një formë tjetër.
Foljet me tri konsonante rrënjësore الثلاثي المجرد janë të renditura sipas llojeve të foljeve. Pas llojeve të foljeve, pasojnë gjithë emrat e prejardhur nga ajo folje, të renditur sipas renditjes alfabetike.
Format jo të rregullta të kohës së tashme të foljeve të parregullta janë dhënë në tërësi: وَأَصَ -يَئِصُ ، وَأَدَ يَئِدُ
Pas vokalit të mesëm pason masdari i foljes. Nëse një folje ka një e më shumë forma të masdarit, atëherë format e masdarit janë renditur sipas rendit alfabetik, apo shkallës së përdorimit. Të gjithë format e masdarit janë dhënë pa nunacion التنوين nëse kanë lakim të plotë. Po qe masdari lakohet sipas lakimit jo të plot atëherë është vokalizuar.
Shkurtesa ه pas foljeve simbolizon kundrinën, që shpreh qenie njerëzore, të ashtuquajtur عقليّ p.sh. أَخْبَتَ إلى (ل) ه përulem (përkulem, gjunjëzohem) para; ضَيَّفَ ه ه kthehem me [dikë] mysafir te; Shkurta هـ simbolizon kundrinën, që shpreh qenie jonjerëzore dhe gjësendetë të ashtuquajtur غير العقلّي: صَفَّى هـ من هـ derdh [ujin] prej [kovës]; سَقَى هـ فى هـ derdh [ujë] në [shakull].
Llojet e zgjeruara, si zakonisht, janë dhënë të vokalizuar në formë të plotë. S’do mend se gjithë foljet nuk kanë përdorim në gjithë llojet e foljeve, ndaj janë dhënë vetëm ato lloje të foljeve që ka një folje e caktuar. Gjithë emrat e prejardhur të foljeve janë renditur sipas rendit alfabetik.
Pas llojeve të foljeve, në raste të rralla, janë dhënë edhe forma të derivuara, qofshin folje apo emra foljor, nga foljet me tri konsonante, psh. سَكَنَ > تًمَسْكَنَ ؛ حَمَلَ > حَوْمَلَ.
Edhe foljet me katër dhe me pesë konsonante (الخماسيّ, الرُباعيّ) janë të rradhitura sipas të njëjtit rend, pra, llojet e foljeve për të vazhduar me emrat e prejardhur prej foljeve.
Krahas fjalëve, kemi dhënë edhe disa togfjalësha, si për shembull: عُطْلَة اْلأَسْبُوعِ ِ fundjavë, عَظْم الْكَعْب kockë e thundrës etj, apo edhe fjali të tëra: إِنَّ الْبُغَاثَ بِأَرْضِنَا يَسْتَنْسِرُ Te ne edhe të dobëtit bëhen të fuqishëm; fjalë të urta عُصْفُورٌ فِى الْيَدِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفٍ فِى الشَّجَرَةِ Më mire një vezë sot se një pulë mot. لَمْ يَنْعَقِدْ لَهُ زَهْرٌ وَ لاَ ثَمَرٌ Mbeti (ngeli) me gisht në gojë. يَتَعَلَّق الْغَرِيقُ بِقّشَّةٍ I përmbyturi kapet edhe për një fije kashte.
Për format e emrave të prejardhur (emrave, masdareve, participeve, mbiemrave dhe numërorëve) janë dhënë edhe format e shumësit të parregullt, rrallë herë edhe ai i rregullt.
Gjinia femërore e emrave është dhënë në mënyrë të veçantë, p.sh. إِبْنَة ndaj إِبْنٌ . Forma e rregullt e gjinisë femërore te mbiemrat është dhënë vetëm sipas nevojës, kurse forma e parregullt është dhënë gjithmonë duke i paraprirë shkurtesa مـ e cila simbolizon gjininë femërore p.sh. زَرْقَاءُ prej أَزْرَقُ.
Nyja shquese e arabishtes الnuk është vokalizuar pos në rast të sintagmave të ndryshme. Gjithashtu nuk janë vokalizuar edhe parafjalët e dhëna pas foljeve.
Meqenëse, në gjuhën arabe, gjinia femërore e emrave dallohet qartë nga gjinia mashkullore, ndaj nuk është prezantuar fare. Mirëpo në raste të rralla kur emrat e gjinisë mashkullore marrin mbaresën e gjinisë femërore (ة), atëherë pas atyre emrave është dhënë shkurtesa ذ, e cila simbolizon gjininë mashkullore të emrit: خَلِيفَة halif. Tek emrat, mbiemrat dhe participet që kanë të njëjtën formë për të dy gjinitë, zakonisht është dhënë shkurtesa سـ.
Presja në tekstin arabisht përdorur për të ndarë parafjalët që pasojnë njëra pas tjetrës pas foljeve. Gjithashtu është përdorur, për hir të hapësirës, edhe pse shumë rrallë, për të ndarë disa emra të prejardhur nga e njëjta rrënjë e që kanë të njëjtin kuptim.
Pjesa shqip e fjalorit, si zakonisht, fillon nga e majta. Folja e arabishtes në vetën e tretë të gjinisë mashkullore është përkthyer në vetën e parë njëjës, sipas natyrës së hartimit të fjalorëve në gjuhën shqipe, me përjashtim në rastet kur përemri i vetës së tretë është i kapur me foljen, në shprehje të veçanta, në fraza apo në fjalë të urta. Në raste të tilla është përkthyer në përputhje me tekstin arabisht. Edhe pësorja është përkthyer në vetën e parë apo me trajtën e pjesores ''të qenët''.
Me presje janë ndarë fjalë që janë barasvlerë ose kanë kuptim të njëjtë, p.sh: i shkathët, i shpejtë, i zhdërvjellët. Me pikëpresje janë ndarë fjalët që kanë kuptim të përafërt p.sh: kursej; deponoj; ruaj, apo kanë kuptim tjetër: p.sh: përshtat; kufizoj; specializoj; specifikoj; saktësoj; jap të dhëna të veçanta, etj.
Kllapat e rrumbullakëta janë përdorur për të ndihmuar përdoruesin të gjejë barasvlerësin më të përshtatshëm; p.sh: i implikuar në një grindje (në një zënkë, në një mosmarrëveshje). Brenda kllapave të rrumbullakëta janë vënën edhe shkurtesat me kursiv; p.sh: (gr.); (zool.) etj. Kllapat katrore [] janë përdorur për të vënën brenda këtyre kllapave një shprehje plotësuese për të lehtësuar kuptimin e një fjale. Gjithashtu, e njëjta fjalë është dalluar duke i zvogëluar fondin e madhësisë së shkronjave; p.sh të qenët [det] i valëzuar, i shqetësuar; Këto kllapa janë përdorur edhe për të dhënë sqarime shtesë për një fjalë të caktuar, p.sh. marr pak [gjellë për të shijuar].
Literatura e përdorur
Fillimisht në fjalorë është punuar për grumbullimin dhe përzgjedhjen e fjalëve që do të përfshihen në të. Zgjedhja e më se 100 000 fjalëve, thënieve, njësive frazeologjike etj, në gjuhën arabe, krahas literaturës së prezantuar më poshtë, është bazuar në fjalorin arabisht -arabisht المعجم الوسيط. Ky fjalor, sipas shumë studiuesve, konsiderohet fjalori më i përshtatshëm i gjuhës standarde arabe. Gjithashtu për një numër të konsiderueshëm të fjalëve jam bazuar edhe në fjalorin لسان العرب, sidomos të foljeve katër konsonantike dhe fjalëve të rralla. Mbështetje tjetër kam pasur edhe fjalorët arabisht-bosnisht të Teufik Muftiċit dhe قاموس عربي - إنكليزي المورد të Dr. Rohi Baalabaki.
- المعجم الوسيط، الدكتور إبراهيم أنيس ـ الدكتور عبد الحليم منتصر ـ عطية الصوالحي ـ محمد خلف الله أحمد, الطبعة الثانية
- لسان العرب، محمد بن مكرّم بن منظور، بيروت ـ لبنان 1993م
- الدكتور روحي البعلبكي، قاموس عربي ـ إنكليزي، دار العلم للملايين الطبعة العشرين، بيروت ـ لبنان 2006م
- هانز ﭭـير، معجم اللغة العربية المعاصر، عربي ـ إنكليزي، الطبعة الثالثة، مكتبة لبنان ـ بيروت 1980م
- القاموس المحيط، مجد الدين الفيروز بادي، القاهرة، 1913م
- أحمد شفيق الخطيب، معجم مصطلحات البترول النفطية، إنكليزي ـ.عربي، مكتبة لبنان ـ بيروت 1981م
- مجلس وزراء الصحة العرب، مُنَظَّمَةُ الصَّحَّةِ الْعالَمِيَّةِ، اتحاد اْلأَطِبَّاءِ العَرَب، المُنَظَّمَة العربية للتربية والثقافة و العلوم - المُعْجَم الطِّبِّيّ المُوَحِّد، إنكليزي ـ عربي ـ فرنسي؛ الطبعة الثالثة، المكتبة الوطنية ببغداد 1973م
- محمد عبد الرازق منّاع، الدليل قاموس إنكليزي ـ عربي، الطبعة الثانية، دار لبنان للطباعة والنشر، بيروت ـ لبنان 1984م
- الخليل ابن أحمد الفراهيدي، كتاب العين
- القاموس المحيط، الفيروز آبادي
- مرتضي زبيدي، تاج العروس
- A. Kostollari, J. Thomaj, Xh. Lloshi, M. Smara, J. Kola. P. Duka, P. Haxhi Llazi, H. Shehu, F. Leka, E. Lafe, K. Sima, th. Feka, B. Keta, A. Hidi, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Rilindja, Prishtinë 1981
- Teufik Muftiċ, Arapsko- srpskohrvatski rječnik, Sarajevo 1973
- QEP, Fjalori Elektronik; FESh 1.0
- A. Zajmi, M. Bardhi, S. Drini, L. Mulaku, G. Luboteni, S. Imami, Fjalor Serbokroatisht shqip, Prishtinë 1974
- ECTACO, electronic Dictionary, English - Albanien
- Pavli Qesku, fjalori Anglisht - shqip, Tiranë 2002
- Mevlű Sarı, Arapça tűrkçe Lűgat, Ipek Yayın Dağıtım Paz. A.Ş, Istanbul 1984
- Sami Neziri, Fjalor turqisht Shqip - Türkçe Arnavitça Sözluk, tiranë 2005
- Hasan Kaleši, Kemal Buhi Srpskohrvatski - arapski rječnik, Sarajevo 1988
- Tahir. N. Dizdari, fjalor i Orientalizmave në gjuhën shqipe, Tiranë 2005
- Jani Thomai, Fjalori Frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë 1999
- Jani Thomai, Miço Samara, Hajri Shehu, Thanas Feka, Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, Trianë 2005
- Prof. Dr. Ekrem Murtezai, Fjalor i Feve, Rilindja, Prishtinë 2000
- Jani Thomai, Xh. Lloshi, R. Hristova, K. Qiriazati, A. Melonashi Fjalor Frazeologjik Ballkanik, Dituria 1999
- Milan Vujaklija, Leksikon Strani Reči i Izraza, Prosveta, Beograd 1966
Fjalorët elektronik:
- http://arabiclexicon.hawramani.com/search
- https://www.almaany.com/ar/dict/ar-ar
- https://www.dohadictionary.org
- https://books.google.com/books?id=_H5iDwAAQBAJ&pg
Shenjat
- • rrënja e fjalës së mëvetësishme, fjalët njërrokëshe, dyrrokëshe, konsonantet, shkurtesat dhe afikset
- ˚ fjalët me prejardhje jo arabe, fjalë hibride
- ˚ـَ fetha (e, a) vokali i mesëm në kohën e tashme المضارع
- ـُ damma (u) vokali i mesëm në kohën e tashme المضارع
- ـِ kasra (i) vokali i mesëm në kohën e tashme المضارع
- > tregon prejardhjen e fjalës
- ← udhëzon në një rrënjë tjetër të prejardhjes së fjalës
- -, paraqet kompozitë të përbërë edhe me një pjesë tjetër. p.sh. -afër-, pranë-, pranë-, afër shtëpisë, pranë shtëpisë, rreth shtëpisë etj.
Shkurtesat në pjesën e arabishtes
- ابت - renditje si pas rendit alfabetik të arabishtes
- ات - mbaresë e shumësit të rregullt e gjininë femërore
- جـ الجُمْعُ - shkurtesë për shumësin e emrave
- ذ - المُذَكَّرُ - emrat e gjinisë mashkullore
- سـ المُسْتَوَى - emrat e gjinisë mashkullore dhe femërore
- فـ المُفْرَدُ - njëjës
- مـ المُؤَنَّثُ - gjinia femërore
- مب المَبْنِيّ - emrat e pandryshuar
- مث المُثَنَّى - dysia
- ون - mbaresë e shumësit të rregullt e gjinisë mashkullore
- ة تَاءُ التَّأْنِيثِ - mbaresë e gjinisë femërore
- ه المَفْعُول بِهِ العَاقِلُ - kundrina e emrave që emërtojnë qenie njerëzore
- هـ المَفْعُول بِهِ غَيْر العَاقِلُ - kundrina e emrave që emërtojnë qeni jonjerëzore dhe gjësende
Shkurtesat në pjesën e shqipes
- ad. - administratë
- agr. -agronomi
- anat. -anatomi
- ar. - arabisht
- arem. - aremite
- arkit. - arkitekturë
- astron. - astronomi
- aut. - automobilizëm
- b. - bin (ibn) i biri
- biol. - biologji
- bot. - botanikë
- bujq. - bujqësi
- det. - detari
- dëf. - dëftor
- dip. - diplomaci
- drejt. - drejtësi
- egj. - dialekti egjiptian
- ek. - ekonomi
- elektr. - elektronikë
- em. -emër vendi
- ent. - entolomogji
- etj. - e tjera
- f. - gj. femërore
- farm. - farmaci
- fet. - shprehje fetare
- filoz. - filozofi
- fin. - financa
- fiz. - fizikë
- fiziol. - fiziologji
- fon. - fonetikë
- fut. - futboll
- gj. - gjni
- gjeogr. - gjeografi
- gjeol. - gjeologji
- gjeom. - gjeometri
- gjuh. - gjuhësi
- (gj. fol.) - gjuhë e folur
- hebr. - hebraisht
- hek. - term në hekurudha
- hidr. - hidroteknikë
- ich. - shkencë që merret me studimin e peshqve
- imp. - imperativ
- ital. - italisht
- iron. - në mënyrë ironike
- jem. - dialekt i Jemenit
- kim. - kimi
- kom. - komercilaziëm
- kom. - komunikacion
- kr. - të krishterët
- let. - letërsi
- lidh. - lidhëz
- logj. - logjikë
- m. - gj. mashkullore
- mar. - dialekt i Marokut
- mak. - makineri
- mb. - mbiemër
- mek. - mekanikë
- met. - metrikë
- meteor. - meteorologji
- min. - minerale
- mit. - mitologji
- muz. - muzikë
- ndajf. - ndajfolje
- ndrët. - ndërtimtari
- neg. - negacion
- ngj. - të ngjashme me te
- orn. - ornitologji
- ort. - ortografi
- p.sh. - për shembull
- pasth. - pasthirrmë
- pat. - patologji
- pers. - persian
- për. - përemër
- pol. - politikë
- poligr. - poligrafi
- poz. - pozitiv
- proz. - prozë
- PS - post scriptum
- psik. - psikologji
- sic. - ironi
- sir. -dialekt i Sirisë
- spor. - sport
- stil. -stilistikë
- suf. - sofizëm
- sh. m. - në numrin shumës
- shah. - lojë shahu
- T. M. - At -t- arikatu -l- Muhammedijje.
- t.sh. - trajta e shquar
- teat. - teatër
- tek. - teknikë
- tel.kom. -telekomunikim
- top. - toponim
- topog. - topografi
- treg. - tregti
- tun. - dialekt i Tunisit
- tur. - turqisht
- U.M. - Udha Muhamedane
- ur. - urim, uratë
- usht. - ushtri
Muxhem wasat (االمعجم الوسيط) fjalor elektronik arabisht arabisht gjendet ne play store Klikoni me posht te shkoni ne play store.
>المعجم الوسيط
>المعجم الوسيط(APLIKACION TJETER ME TE NJEJTIN EMER )
Muxhem shamil (المعجم الشامل) fjalor elektronik arabisht mund ta shkarkoni si aplikacion ne playstore.Po ashtu ky aplikacion vjen edhe ne gjuhe te tjera Klikoni me poshte per te shkuar ne playstore.
>Muxhem shamil (المعجم الشامل)
>المعجم الشامل قاموس عربي-عربي(APLIKACION TJETER ME TE NJEJTIN EMER)
MUXHEM SERI (المعجم السريع بدون أنترنت) Fjalor elektronik arabisht arabisht.mund ta shkarkoni ne play store:
>MUXHEM SERI (المعجم السريع بدون أنترنت)
1-Arabic mu`jm
2-Arabic Dictionary(mu`jam)
3-قاموس عربي عربي بدون انترنت
Keta tre fjalore jane arabisht arabisht Arabic mu`jm dhe قاموس عربي عربي بدون انترنت perdoren pa internet domethene ofline.mund ti shkarkoni ne google play store
>Arabic mu`jm
Microsoft Translator eshte nje fjalor elektronik ashtu si google translator.Perkthen ne gjuhe te ndryshme dhe menyra te ndryshme shkarkojeni aplikacionin ne play store.
>Microsoft Translator
Almaany.com english dictionary(معجم المعانيي).Ky fjalor elektronik eshte ne ghuhen arabe dhe angleze per te gjithe ata qe dine anglisht eshte ndime e madhe per ta.Mund te shkarkoni nje version me te ri ne play store gjithashtu mund ta perdorni online nga faqa kryesore e tij
>Almaany.com english dictionary(معجم المعانيي)(versioni 3.0.apk)
>Play store
>Versione te tjera te almaani ne playstore
https://www.almaany.com/
Almaany.com Arabic Dictionary aplikacion arabisht arabisht i pershtatur me zanore dhe perkthyesi me i mire ne internet gjendet falas dhe me pagese ne playstore.Versioni ne kete faqe eshte i vjeter por mund te shkarkoni nje version me te mire.Ky lloj fjalori elektronik gjendet online ne nje faqe te tije po ashtu edhe ne ndarje te tjera pra arabisht edhe ne ghuhe te tjera.Shkarkoni me poshte kete fjalore:
>Almaany.com Arabic Dictionary(معجم المعاني عربي)(versioni:2.7.apk)
>Almaany.com Arabic Dictionary(معجم المعاني عربي)(versioni:2.8.apk)

Arabic dict - أفضل القاموس aplikacion anglisht arabishtper ata qe e dine anglishten eshte ndimues per fjalet e reja.Shkarkojeni me poshte aplikacionin ose ne play store nje version me te ri:
Arabic dict1.12.apk - أفضل القاموس
Play store-->>Arabic dict - أفضل القاموس
Alkamous_0.0.1_com.raciloni.alkamous.apk eshte nje aplikacion qe nuk ndodhet me ne play store
dhe eshte zvendesuar me nje program tjeter me muxhem shemal. te dy programet jane arabisht arabisht .aplikacionin muxhem shemal mund ta shkarkoni ne play store. kurse alkamous me poshte.Alkamous eshte i pershtatur me harrakate pra m zanore ndryshe nga google translate.kjo eshte prej te mirave te tij prandaj ja vlen te shkarkohet.Shkarkoni me poshte:
>Alkamous_0.0.1_com.raciloni.alkamous.apk

Translate 4.4.0.rc01 104701208.apk eshte i dale nga kompania google nje fjalor qe e gjen online dhe ofline ne shume gjuhe te botes gjithashtu edhe ne arabisht dhe shqip.Ky aplikacion perkthyes nuk eshte dhe shume precize ne perkthimin e fjaleve sepse edhe gjuha arabe nuk ya lejon kete.Eshte nje ndimes i mire per ata qe duan te mesojne arabisht.
Mund ta shkarkoni kete program direk me poshte version te vjeter ose nese doni versionin e ri shkoni ne play store
>Translate 4.4.0.rc01 104701208.apk
>Translate_5.13.0.RC07.169959848.apk
Google translate-->>Google Play Store
Fjalor arabisht anglisht pamor ose te themi fjalor me figura.Ky fjalor eshte shume i mire dhe te ofron fjale nga fusha te ndryshme.Eshte nje nga fjaloret me te arrir.Ky fjalor eshte ne formatin pdf dhe te lejon qe te kerkosh brenda tij fjalet si anglisht po ashtu edhe arabisht.Duhet ta shkarkoje cdo kush qe do te mesoj arabisht.
Fjalor arabisht anglisht pamor. (arabic-english-bilingual-visual-dictionary) معجم
Ky fjalor i librit te dyte eshte ne gjuhen Angleze.I ndimon nxenesit per fjalet e reja me kryesore.
shkarkojeni me posht ne formatin pdf.
>Fjalor i librit te dyte ( معجم )
Ky fjalor i librit te pare eshte ne gjuhen Angleze.I ndimon nxenesit per fjalet e reja me kryesore.
shkarkojeni me posht ne formatin pdf.
>Fjalor i librit te pare ( معجم )
Subscribe to:
Comments (Atom)

